Rafte metalike për markete, magazina dhe arkiva

Nga rafti mural i dyqanit te raftet portopalet 12 metra të larta. Masim ambientin, e projektojmë në 2D dhe 3D, i montojmë dhe i kontrollojmë periodikisht. Çmimi jepet me ofertë sipas projektit.

Rafte për markete dhe dyqane

Rafte murale dhe rafte mesore për markete, minimarkete, farmaci dhe dyqane. Nivelet ndryshojnë lartësi pa vegla dhe sistemi zgjerohet me module të reja.

4 sisteme
RMRaft mural me produkte

Raft mural

Raft njëanësor me panel të pasmë, për muret e dyqanit.

Lartësia e kolonës (H)
1450 – 2550 mm
Gjerësia e bazës (A)
40 · 50 cm
Gjatësia e nivelit (L)
1000 · 1250 · 1330 mm
Peshëmbajtja
50 – 150 kg për nivel
RMSRaft mesor dyanësor në korridor marketi

Raft mesor

Raft dyanësor për mesin e dyqanit, me raft në fund të rreshtit për produktet në ofertë.

Lartësia e kolonës (H)
1350 · 1600 · 1850 mm
Gjerësia e bazës (A)
2 × 40 · 2 × 50 cm
Gjatësia e nivelit (L)
1000 · 1250 · 1330 mm
Shtesa
Fund rreshti, tabela, ndarës
FPRaft fruta-perime me kosha të pjerrët

Raft fruta-perime

Kosha të pjerrët për ekspozim të freskët, me pasqyrë dhe ndriçim sipas dëshirës.

Nivele
2 · 3 · 4 kosha
Koshat
Plastikë · dru · metal
Gjatësia (L)
1000 · 1250 mm
Shtesa
Pasqyrë, LED, etiketa çmimi
RBRaft për bukë me kosha teli dhe anë druri

Raft buke dhe pastiçerie

Kosha të pjerrët dhe anë druri për bukë, simite dhe ëmbëlsira.

Lartësia (H)
1850 · 2000 mm
Koshat
Tel i kromuar · dru
Gjatësia (L)
1000 · 1250 mm
Përfundimi
Metal dhe dru natyral

Masat standarde

Raft muralRaft mesor
Lartësia e kolonës (H)1450 · 1600 · 1850 · 2000 · 2250 · 2550 mm1350 · 1600 · 1850 mm
Gjerësia e bazës (A)40 · 50 cm2 × 40 · 2 × 50 cm
Gjerësia e niveleve30 · 40 cm30 · 40 cm
Gjatësia e nivelit (L)1000 · 1250 · 1330 mm1000 · 1250 · 1330 mm
Peshëmbajtja50 – 150 kg për nivel50 – 150 kg për nivel
Paneli i pasmëI plotë · me vrima · rrjetëI plotë · me vrima

Kodi i raftit lexohet si te projektuesi virtual: RM H225 A50/40 × 5 = raft mural, kolona 2250 mm, baza 50 cm, nivelet 40 cm, 5 nivele.

Edhe për

Farmaci
Rafte me ndarës dhe sirtarë, pjesa e poshtme me dyer
Pije dhe verëra
Rafte vere me nivele të pjerrëta ose me ndarës për shishe
Butikë
Rafte me panel druri, ekspozitorë dhe stenda
Pjesë këmbimi
Rafte me kontejnerë dhe sirtarë për pjesë të vogla
Bojëra dhe hekurishte
Nivele të forta dhe panele me kunja

Rafte portopalet, pesha të rënda

Sisteme për paleta në magazina, depo ftohjeje dhe qendra shpërndarjeje. Zgjidhni sipas sasisë së artikujve, rotacionit të mallit dhe hapësirës që keni.

7 sisteme
RPRafte portopalet me kolona blu dhe trarë portokalli

Rafte portopalet

Çdo paletë merret direkt me makinë ngritëse. Sistemi më i përdorur në magazina.

Lartësia
2 – 12 m, edhe më lart sipas projektit
Gjatësia e trarëve
1850 · 2700 · 3600 mm (1000 – 5000)
Thellësia
800 · 900 · 1050 · 1100 mm
Peshëmbajtja
Deri 3000 kg për kat (edhe 5000)
KN

Rafte me korridor të ngushtë

Korridore sa gjerësia e makinës, që drejtohet me tel ose shinë. Më shumë rreshta në të njëjtën magazinë.

Lartësia
Deri 13,5 m
Korridori
Rreth 1,5 – 2 m
Peshëmbajtja
Deri 5000 kg për kat
Qasja
Çdo paletë, me makinë të posaçme
DI

Sisteme drive-in

Makina hyn brenda rreshtit dhe paletat vendosen njëra pas tjetrës mbi shina. Për shumë paleta të të njëjtit artikull.

Lartësia
Deri 13,5 m
Pesha
Deri 1500 kg për paletë
Rregulli
Paleta e fundit del e para
Përdorimi
Dhoma frigoriferike, −25 deri +35 °C
PB

Sisteme push-back

Paleta e re shtyn të tjerat prapa mbi karroca ose rula të pjerrët. Ngarkim dhe marrje nga i njëjti korridor.

Thellësia
2 – 6 paleta (me rula deri 9)
Pesha
Deri 1400 kg për paletë
Rregulli
Paleta e fundit del e para
Përdorimi
Ftohje, pije, mall me disa artikuj
GR

Sisteme me gravitet

Paletat rrëshqasin mbi rula të pjerrët nga ana e ngarkimit te ana e marrjes, me frena automatike.

Thellësia
Deri 15 paleta
Pesha
Deri 1500 kg për paletë
Rregulli
Paleta e parë del e para
Përdorimi
Ushqime me afat, prodhim
RL

Rafte portopalet lëvizëse

Raftet lëvizin mbi baza me motor dhe hapin korridorin vetëm aty ku duhet.

Lartësia
Deri 15 m
Pesha
Deri 60 t për bazë
Siguria
Barriera me dritë, stop emergjence
Përdorimi
Ftohje deri −30 °C
SH

Sisteme me karrocë automatike

Një karrocë me bateri i çon paletat në thellësi të kanalit. Makina ngritëse nuk hyn brenda raftit.

Pesha
1500 kg për paletë (deri 2000)
Rregulli
E para del e para, ose e fundit
Temperatura
Deri −30 °C
Puna
8 – 10 orë me një karikim

Nuk e dini cili ju duhet?

Na tregoni sa paleta keni, sa artikuj dhe sa shpesh lëviz malli. Ju propozojmë sistemin me projekt në 2D dhe 3D.

Krahasoni sistemet

Të dhënat e rafteve portopalet

Lartësia e kolonave2000 – 12000 mm (sisteme të posaçme edhe deri 30 m)
Thellësia e kornizës800 · 900 · 1050 · 1100 mm, sipas paletës
Gjatësia e trarëve1000 – 5000 mm; për paleta EUR zakonisht 1850 (2 paleta), 2700 (3), 3600 mm (4); për paleta 1200 × 1000: 2250 (2) dhe 3300 mm (3)
PeshëmbajtjaDeri 3000 kg për kat dhe deri 30 t për hapësirë, sipas profileve
PaletatEUR 1200 × 800, 1200 × 1000, kontejnerë rrjete dhe kuti
PërfundimiKolona të zinkuara ose të lyera, trarë të lyer me bojë pluhur
ProjektimiSipas EN 15512; ankorim në dysheme dhe kunja sigurie në çdo tra

Rafte me kate dhe ndarje kati

Kur magazina ka lartësi, mbi raftet portopalet ose mbi kolona vendosim kate me korridore ecjeje, shkallë dhe parmak.

Katet
Deri 6 nivele ecjeje
Korridori
600 – 1800 mm
Dyshemeja
Dërrasë, rrjetë, grilë ose llamarinë
Shtesa
Spërkatës zjarri dhe ndriçim

Rafte industriale dhe për arkiva

Për mall që ngarkohet me dorë, materiale të gjata, pjesë të vogla dhe dosje. Nga raftet e lehta me gançim, pa vida, deri te ndarjet e katit.

7 sisteme
PMRafte pesha mesatare me kuti dhe kosha

Rafte pesha mesatare

Për depo me ngarkim me dorë: kuti, pjesë këmbimi dhe mall i paketuar. Montohen me gançim, pa vida.

Lartësia
1500 – 3000 mm
Thellësia
450 – 1200 mm
Gjatësia e trarëve
1200 – 3000 mm
Peshëmbajtja
300 – 1500 kg për kat
RTRafte të lehta të zinkuara

Rafte të lehta

Rafte të zinkuara me gançim, pa vida, për depo, garazhe, arkiva dhe ambiente me lagështi.

Lartësia
1000 – 4600 mm
Thellësia
300 – 800 mm
Gjatësia e nivelit
900 · 1000 · 1300 mm
Peshëmbajtja
75 – 400 kg për nivel
CTRafte cantilever për materiale të gjata

Rafte cantilever

Krahë pa kolona përpara, për profile, tuba, dërrasa, pllaka dhe rrotulla.

Lartësia
2000 – 6000 mm (deri 12 m)
Krahët
600 – 2000 mm
Peshëmbajtja
200 – 4000 kg për krah
Variante
Njëanësor · dyanësor · me çati
NKMagazinë me ndarje kati metalike

Ndarje kati metalike

Kat i dytë brenda magazinës, dyqanit ose punishtes. Dyfishon sipërfaqen pa ndërtim të ri.

Peshëmbajtja
250 – 1500 kg/m²
Hapësira mes kolonave
Deri 12 m
Dyshemeja
Dërrasë 15 – 50 mm · grilë · llamarinë
Shtesa
Shkallë, parmak 1100 mm, portë paletash
RK

Rafte me kate

Rafte të lehta ose pesha mesatare në dy deri katër kate, me korridor ecjeje dhe shkallë.

Katet
2 – 3, deri 4
Lartësia
Deri 15 m gjithsej
Dyshemeja
Dërrasë, grilë ose llamarinë
Projekti
I llogaritur për çdo objekt
RARafte arkive me dosje

Rafte arkive lëvizëse

Rafte mbi shina që lëvizin me dorë, me timon ose me motor. Dyfishojnë dosjet në të njëjtën sipërfaqe.

Lartësia
1000 – 3000 mm
Thellësia
300 – 500 mm
Peshëmbajtja
75 – 400 kg për nivel
Përdorimi
Zyra, institucione, farmaci, arkiva
RR

Rafte me rula për kartona

Kutitë rrëshqasin vetë drejt personit që përgatit porositë. Montohen edhe te raftet portopalet që keni.

Pesha
Deri 25 kg për korsi
Rulat
Çeliku ose plastike
Ndarësit
Të rregullueshëm
Përdorimi
Farmaci, pjesë këmbimi, shitje online

Krahasimi i rafteve për ngarkim me dorë

SistemiLartësiaThellësia ose krahuGjatësiaPeshëmbajtja
Rafte të lehta1000 – 4600 mm300 – 800 mm900 – 1300 mm75 – 400 kg për nivel
Pesha mesatare1500 – 3000 mm450 – 1200 mm1200 – 3000 mmDeri 1500 kg për kat
Cantilever e lehtë2000 – 2500 mmKrahë 300 – 800 mmKolona çdo 1000 – 2000 mm200 – 400 kg për krah
Cantilever e rëndë2400 – 6000 mm, deri 12 mKrahë 600 – 2000 mmKolona deri çdo 2000 mmDeri 4000 kg për krah
Arkiva lëvizëse1000 – 3000 mm300 – 500 mmSipas dhomës75 – 400 kg për nivel

Vlerat janë tipike për sistemet në treg. Peshëmbajtjen e saktë e shkruajmë në ofertë dhe në tabelën që vendoset te rafti.

Tavolina kase, karroca dhe kosha

Gjithçka që e plotëson marketin nga hyrja te dalja.

3 grupe
TKTavolinë kase në market

Tavolinë kase me rrip lëvizës

Rrip lëvizës, vend për arkën fiskale dhe zonë paketimi, majtas ose djathtas.

Gjatësia
1500 – 3000 mm
Rripi
Elektrik, me sensor
Shtesa
Mbajtëse qesesh, ekspozitor
Përfundimi
Inoks · laminat
KRKarroca metalike për market

Karroca për market

Karroca metalike ose plastike që futen njëra te tjetra dhe zënë pak vend.

Kapaciteti
60 · 100 · 150 · 210 l
Materiali
Metal i kromuar · plastikë
Rrotat
4 rrota që rrotullohen
Shtesa
Kyç me monedhë, logo
KDKosha dore plastikë

Kosha dore dhe kosha me rrota

Kosha plastikë me doreza, të fortë dhe të lehtë për t'u pastruar.

Kapaciteti
20 – 28 l
Ngjyrat
Sipas kërkesës
Shtesa
Me rrota, me logo
Mbajtëse
Stendë për kosha

Aksesorë për rafte dhe magazina

Detajet që e bëjnë raftin funksional dhe magazinën të sigurt, të përshtatshme për sistemet që montojmë.

15 grupe
Mbajtëse etiketash çmimi në buzë të raftit

Mbajtëse etiketash çmimi

Profile në buzë të çdo niveli për etiketat e çmimit.

39 mmNgjitëseMe kapëse
Produkte të rreshtuara në raft

Ndarës dhe shtytës produktesh

Mbajnë produktet të rreshtuara dhe gjithmonë në ballë të raftit.

TelPleksiglasMe sustë
Panel me kunja dhe produkte të varura

Kunja dhe panele me vrima

Për produkte të varura: aksesorë, ëmbëlsira, kozmetikë, hekurishte.

Tek · dyfish150 – 300 mm
Kosha teli me fruta

Kosha teli dhe kosha promocionalë

Kosha murale dhe kosha me rrota për oferta dhe ekspozim të shpejtë.

Tel i kromuarMe rrota
Rafte me ndriçim LED

Ndriçim LED për rafte

Shirita LED nën çdo nivel që e nxjerrin produktin në pah.

4000 KProfil alumini
Ekspozitor promocional në market

Ekspozitorë dhe stenda

Për oferta, produkte sezonale dhe fund rreshtash.

MetalDruMe tabelë
Tabelë kategorie e varur mbi korridor

Tabela për korridoret

Tabela kategorish dhe numrash korridori, të varura ose mbi rafte.

NjëanësheDyanëshe
Shtylla me shirit për radhë

Barriera radhe dhe porta hyrëse

Shtylla me shirit për radhët te kasa dhe porta për hyrjen e dyqanit.

InoksShirit 2 – 3 m
Kontejnerë plastikë në rafte

Kontejnerë plastikë

Kuti për pjesë të vogla dhe për përgatitjen e porosive.

Me etiketëVendosen njëra mbi tjetrën
Rrjeta teli mbi trarët e raftit portopalet

Rrjeta teli për rafte portopalet

Dysheme teli mbi trarët për paleta jo standarde dhe kuti.

Të zinkuaraSipas thellësisë
Mbrojtëse e verdhë-zezë në fund të rreshtit

Mbrojtëse kolonash dhe barriera

Mbrojnë raftet nga goditjet e makinave ngritëse dhe traspaletave.

KolonëFund rreshtiBarrierë
Traspaletë dore

Traspaleta dore

Për lëvizjen e paletave në magazinë dhe në pritjen e mallit.

2000 – 2500 kgPirunë 1150 mm
Karrocë platformë

Karroca platformë

Për furnizimin e rafteve dhe lëvizje brenda magazinës.

150 – 500 kgMe dorezë
Shkallë alumini pranë rafteve

Shkallë magazine

Shkallë alumini dhe shkallë me platformë për nivelet e larta.

AluminiMe rrota
Paleta druri

Paleta druri

Paleta standarde për magazinim dhe transport.

EUR 1200 × 8001200 × 1000

Nuk e gjeni aksesorin?

Sjellim edhe pjesë rezervë dhe aksesorë për raftet që keni tashmë.

Na shkruani

Si të zgjidhni sistemin për paleta

Tre pyetje vendosin: sa artikuj të ndryshëm keni, a duhet të dalë malli sipas radhës së hyrjes, dhe sa hapësirë keni.

SistemiKur përdoretQasja te paletaRadha e daljesShfrytëzimi i hapësirësLartësia
Rafte portopaletShumë artikuj, pak paleta për secilinÇdo paletëSi të doni●●○○○Deri 12 m
Korridor i ngushtëMagazina të larta, shumë artikujÇdo paletë, makinë e posaçmeSi të doni●●●○○Deri 13,5 m
Push-backDisa paleta për artikullNga një korridorE fundit del e para●●●●○Deri 13,5 m
Drive-inShumë paleta të një artikulli, ftohjeMe radhë, nga ana e hyrjesE fundit del e para●●●●●Deri 13,5 m
Me gravitetUshqime me afat, prodhimNgarkim dhe marrje nga dy anëE para del e para●●●●●Deri 13,5 m
Karrocë automatikeShumë paleta, punë e shpejtëKarroca i sjell në ballëTë dyja●●●●●Sipas projektit
Rafte lëvizëseFtohje dhe hapësirë e shtrenjtëÇdo paletë, korridori hapetSi të doni●●●●●Deri 15 m

Shembull: një depo pijesh me 40 artikuj dhe 20 paleta për secilin punon mirë me push-back; një depo me 600 artikuj me nga 1 – 2 paleta ka nevojë për rafte portopalet ose korridor të ngushtë.

Siguria e rafteve

Një raft portopalet mban tonelata mall mbi kokat e njerëzve. Prandaj e projektojmë sipas standardeve evropiane dhe e kontrollojmë pas montimit.

Standardet që ndjekim

EN 15512
Projektimi i rafteve portopalet
EN 15620
Tolerancat, deformimet dhe hapësirat e lira
EN 15629
Specifikimi i sistemit të magazinimit
EN 15635
Përdorimi, mirëmbajtja dhe kontrolli periodik
EN 16681
Projektimi sizmik, i rëndësishëm në Shqipëri

Kontrolli periodik

Eksperti kontrollon raftet të paktën një herë në vit; stafi juaj bën një kontroll me sy çdo javë. Çdo dëmtim klasifikohet:

E gjelbër

Dëmtim i vogël. Rafti përdoret normalisht.

E verdhë

Duhet riparuar shpejt; rafti nuk mbushet më.

E kuqe

Shkarkohet menjëherë dhe nuk përdoret.

Ankorim në dyshemeKunja sigurie në çdo traTabela e peshëmbajtjesMbrojtëse kolonashBarriera fundi rreshtiRrjetë kundër rëniesNdalues të pasmëMbajtëse paletash

Pse klientët na zgjedhin për raftet

Raftet duken njësoj në katalog. Ndryshimi është te projekti, te montimi dhe te njeriu që ju përgjigjet kur ju duhet diçka pas dy vjetësh.

Projekti para çmimit

Masim ambientin dhe ju tregojmë projektin në 2D dhe 3D me raftet e vendosura, para se të vendosni.

Ofertë e qartë

Çdo element me masë, sasi, ngjyrë dhe peshëmbajtje. E dini saktë çfarë paguani.

Montim dhe kolaudim

Ankorim, nivelim, kunja sigurie dhe tabela e peshëmbajtjes. Montimin e planifikojmë sipas orarit tuaj.

Siguri sipas standardeve

Raftet portopalet i projektojmë sipas EN 15512 dhe EN 15620 dhe i kontrollojmë sipas EN 15635.

Sisteme që rriten me ju

Shtoni nivele, module ose rreshta kur rritet stoku, pa e ndërruar sistemin.

Raftet dhe arka bashkë

I njëjti ekip ju jep edhe programin, arkën fiskale, peshoren dhe printerat.

Projektuesi virtual

Projektoni vetë raftet dhe merrni preventivin

Zgjidhni sistemin dhe masat. Projektuesi vizaton pamjet me kuota dhe llogarit listën e materialeve. Lini numrin e telefonit dhe ju kontaktojmë me ofertën.

Ngjyrat dhe përfundimet

Bojë pluhur e pjekur në furrë, në ngjyrat RAL

Metali pastrohet dhe fosfatohet, lyhet me bojë pluhur elektrostatike dhe piqet në 160 – 200 °C. Kolonat e rafteve portopalet zakonisht janë blu, trarët portokalli.

RAL 9016E bardhë
RAL 7035Gri e çelët
RAL 9005E zezë
RAL 5010Blu, kolonat
RAL 2004Portokalli, trarët
I zinkuarPër lagështi dhe ftohje
Dru natyralFurra, butikë, fruta-perime

Shërbimet tona

Ju shoqërojmë nga ideja te montimi, edhe më pas kur biznesi rritet.

Konsulenca

Ju këshillojmë për sistemin sipas mallit, makinave dhe mënyrës së punës.

Matja e ambientit

Vijmë në objekt dhe masim muret, kolonat, lartësinë dhe dyert.

Projektim 2D dhe 3D

Planimetri dhe pamje e dyqanit ose e magazinës para porosisë.

Transporti

Sjellim raftet në objekt në të gjithë Shqipërinë.

Montimi dhe instalimi

Ekipi ynë monton raftet, ankoron kolonat dhe rregullon nivelet.

Kolaudimi

Kontroll në dorëzim dhe tabela e peshëmbajtjes në çdo rresht.

Kontrolli periodik

Kontroll i rafteve sipas EN 15635 dhe zëvendësim i pjesëve të dëmtuara.

Montim dhe demontim

Zhvendosje dhe zgjerim i sistemeve ekzistuese.

Pyetje për raftet

Përgjigjet që u japim më shpesh klientëve para ofertës. Për çdo rast tjetër, na telefononi ose na shkruani në WhatsApp.

Sa peshë mban një nivel rafti?
Varet nga sistemi, gjatësia dhe thellësia e nivelit. Një raft marketi mban zakonisht 50 deri 150 kg për nivel, rafti pesha mesatare deri 1500 kg për kat, kurse një kat i raftit portopalet deri 3000 kg e më shumë. Peshëmbajtjen e saktë e shkruajmë në ofertë dhe në tabelën që vendoset te rafti.
A duhen ankoruar raftet në dysheme?
Raftet portopalet dhe raftet e larta ankorohen gjithmonë në dysheme dhe, kur duhet, lidhen mes tyre ose me murin. Raftet murale të dyqanit fiksohen te muri ose te baza. Kështu raftet nuk përmbysen kur ngarkohen në mënyrë të pabarabartë.
A mund të shtoj module më vonë?
Po. Sistemet që montojmë janë modulare: shtoni module, nivele ose rreshta të rinj kur rritet biznesi, dhe nivelet ndryshojnë lartësi pa vegla speciale.
Cili është ndryshimi mes drive-in dhe push-back?
Te drive-in makina ngritëse hyn brenda rreshtit dhe është mirë kur keni shumë paleta të të njëjtit artikull. Te push-back makina mbetet në korridor dhe paletat shtyhen prapa mbi karroca, ndaj çdo kat mund të ketë artikull tjetër. Te të dyja, paleta e fundit që hyn del e para.
Sa kohë duhet nga oferta te montimi?
Afatin e shkruajmë në ofertë, sepse varet nga sasia, ngjyra dhe gjendja e objektit. Montimin e planifikojmë bashkë me ju, që dyqani ose magazina të ndalojë punën sa më pak.
A kontrolloni raftet që kam tashmë?
Po. Bëjmë kontroll periodik sipas EN 15635: kontrollojmë kolonat, trarët, kunjat e sigurisë dhe ankorimin, dhe ju japim raportin me pjesët që duhen zëvendësuar.
Keni masat?

Dërgoni planimetrinë, ne ju propozojmë raftet

Një skicë me dorë ose disa foto mjaftojnë për një ofertë të parë. Nëse duhet, vijmë vetë në objekt.